Site icon Telegrafi

“Festa e Muzikës” nis më 21 qershor

Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci nëpërmes një konference për media ka shpalosur programin e festivalit “Festa e Muzikës” që do të mbahet më 21 qershor.

Bogujevci tha se “Festa e Muzikës” ka filluar të bëhet tradicionale në kryeqytet, ku sipas saj ky është viti i tretë i këtij organizimi që organizohet në bashkëpunim me ambasadën e Francës, me Aleancën Franceze dhe  me Filarmoninë e Kosovës.

“Kjo festë festohet në tërë botë, jemi të kënaqur që edhe Kosova është pjesë e kësaj ngjarje botërore”, tha zëvendës ambasadorja e Francës, Lise Moutoumalaya.

Exit mobile version