Telegrafi

Festa e modeles së njohur shqiptare dhe puthja me Shkëlzen Berishën (Video/Foto)

Armina Mevlani ka postuar në blogun e saj fotografi të shumta dhe video nga momentet e festimit të ditëlindjes së saj, ku ishin të pranishëm familjarë, miq dhe natyrisht partneri i saj, Shkëlzen Berisha.

Modelja ja zgjedhur një atmosferë të viteve të shtatëdhjeta për festën e saj, si nja fanse e modës së asaj kohe, por edhe muzikës së grupit Abba dhe The Doors.

Natyrisht që vëmendje të madhe ka tërhequr vallëzimi mes saj dhe djalit të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, ku çifti tregon aftësitë që ka në vallëzim, derisa nuk ka munguar puthja mes tyre.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni vallëzimin e nxehtë (‘Dirty dancing’ – siç e ka quajtur Armina) të çiftit.