Telegrafi

Festa e lojtarëve të Barcës, harruan se nuk ishin në stadiumin e tyre? (Video)

Barcelona fitoi si mysafire e Granadas me rezultat 0-3 dhe kështu u shpallën kampion në La Liga.

Të tre golat u shënuan nga Luis Suarez, i cili e përfundoi sezonin me 40 gola.

Me të përfunduar ndeshja lojtarët filluan festën duke u mbledhur dhe duke kërcyer të gjithë së bashku.

Me këtë rast tifozët vendas u tërhoqën nga festa dhe pushtuan fushën dhe pastaj lojtarët e Barcës u përballën me disa vështirësi për të dal nga fusha.

Më poshtë keni festën e lojtarëve të Barcës në fushë dhe pastaj në zhveshtore. /Telegrafi/

Congrats, FC Barcelona!

Exclusive Live Sports HD

Posted by Live Sports HD on Saturday, 14 May 2016