Liverpooli e ka fituar mbrëmjen e kaluar titullin e gjashtë në histori të tyre në Ligën e Kampionëve, pasi në finale e mposhti Tottenhamin 2-0.
Golat për ‘The Reds’ i shënuan Mohamed Salah në fillim të ndeshjes, ndërsa triumfin e vulosi Divock Origi pak minuta pa përfunduar përballja.
Liverpooli e fitoi titullin e gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe të parin që nga viti 2005, në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid.
🔴🔴🔴 #AllezAllezAllez 🔴🔴🔴 pic.twitter.com/h5830Q5aNX
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019
Skuadra angleze ka organizuar një paradë për triumfin në garën më të madhe për klube në Evropë, ndërsa janë pritur nga mijëra tifozë të tyre.
Mbështetja nga tifozët për Liverpooli nuk kishte munguar as në Spanjë, duke treguar edhe një herë se përse tifozeria e tyre është në mesin e më të mirave në botë.
Në videot e publikuara nga klubi anglez shihet festa e veçantë që po mbretëron në rrugët e Anglisë, e që natyrisht se ia ka vlejtur të bëhet një organizim të tillë, duke ditur se në sezonin e kaluar ishin mposhtur në finale nga Real Madridi në Kiev. /Telegrafi/
We're away. 🚌🔴
Plenty of Reds are already out across the city to see the Champions of Europe. 🙌🔴 #SixTimes pic.twitter.com/Ww9n7KikFH
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019
Fans are lining the streets of the Strand, where we'll be heading later on this afternoon. 🙌🔴
Atmosphere around the city is 👌 #SixTimes pic.twitter.com/dNwYFe67gY
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019