Luis Saurez ka organizuar një festë në shtëpinë e tij, duke i ftuar disa nga lojtarët e Barcelonës.
Sulmuesi uruguaian do të largohet nga Barcelona në këtë evrë, pasi Ronald Koeman i konfirmoi se nuk është më në planet e tij.
Suarez lidhet me një kalim te Juventusi, mirëpo në garë për të së fundmi është futur edhe Atletico Madridi.
Uruguaiani në shtëpinë e tij kishte ftuar lojtarë si Lionel Messi, Jordi Alba, Gerard Pique e Sergio Busquets.
Largimi i tij nga Camp Nou do të ndodhë në këtë verë, derisa Barcelona shpreson t’i fitojë 15 milionë euro nga shitja e tij.
Koeman po tenton të krijojë një skuadër përreth lojtarëve të rinj, ndërsa nuk mohohet as largimi i Messit. /Telegrafi/