Dita e parë e Kurban Bajramit 21 gusht (e martë), është ditë jopune për qytetarët e komunitetit mysliman të Republikës së Maqedonisë sipas Ligjit për festat shtetërore, deklarojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.
Ministria qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë ua uron festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/