Site icon Telegrafi

Festa e Kurban Bajramit, Abdixhiku: Në këtë ditë reflektojmë për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Abdixhiku përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë ditë shpërfaqin dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin.

“Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin.

Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të  ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version