Menjëherë pas fitores së madhe me rezultatin 4-3, me përmbysje ndaj Letonisë, ka ardhur edhe festa për lojtarët e Kosovës.
Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Skënderbeut tani te Ahmat Grozny, Bernard Berisha, i cili e ka postuar një video në në Facebook.
Ai ka treguar atmosferën në dhomat e zhveshjeve, të stadiumit “Adem Jashari”, pas fitores me rikthim të madh.
Në video mund ta ndiqni gëzimin e lojtarëve për fitoren e munguar.
Kosova ka fituar pas më shumë se një vit kur kishte arritur t’i mposhtë Ishujt Faroe.
Në fitoren sotme shënuan Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Elbasan Rashani dhe Besar Halimi. /Telegrafi/