Telegrafi

Festa e Ibras dhe frika e Lingard, nuk u shpëtojnë talljeve në internet (Foto)

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, ka tmerruar kundërshtarët e tij përgjatë gjithë karrierës me instinktin para portës dhe shtatin e lartë.

Por, tashmë ai ka filluar të tmerrojë edhe shokët e ekipit me festimet e tij pas golit, transmeton Telesport.

Mesfushori i Djajve të Kuq, Jesse Lingard, ishte lojtari i fundit që u përball kokë më kokë me Ibran gjatë fitores prej 2-0 kundër West Bromit të shtunën.

Pasi ia dha asistimin sulmuesit për golin e parë, u detyrua ta mbronte veten nga frika se mos i fluturonte ndonjë këpucë kokës teksa suedezi po afrohej për të festuar.

Diçka që nuk ka se si t’i shpëtojë internetit dhe atyre që merren me Photoshop. Më poshtë janë disa prej fotomontazheve më të bukura që janë publikuar në internet.