Site icon Telegrafi

Festa e çmendur e tifozit të United bën që ai të mbetet pa dhëmb (Foto, +16)

Një tifoz i Manchester Unitedit i është gëzuar aq shumë golit kundër Manchester Cityt, saqë i ka rënë dhëmbi nga festa e madhe.

Marcus Rashford shënoi golin e vetëm në derbin lokal në minutën e 16-të në Etihad Stadium duke i çuar në ekstazë tifozët e Djajve të Kuq.

Dhe njëri prej tyre e ka publikuar një fotografi nga stadiumi duke e mbajtur në dorë dhëmbin që i kishte rënë, transmeton Telegrafi.

Ai do të ketë punë me stomatologun për disa ditë, mirëpo thotë se ia vlejtur për atë fitore të rëndësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version