Chelsea është shpall kampion i Ligës Premier.
“Blutë e Londrës” triumfuan 0:1 në udhëtim te WBA, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion të Anglisë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Antonio Conte ka arritur të fitoi trofeun e parë qysh në sezonin e parë në krye të një klubi të Ligës Premier, transmeton Telegrafi.
Këtë sezon shkëlqyen Diego Costa me 20 gola dhe 6 asiste, Eden Hazard me 15 gola dhe 5 asiste.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka 87 pikë, përkatësisht ndiqet prej Tottenahmit me dhjetë më pak se kampionët. /Telegrafi/