Telegrafi

Festa e ‘çmendur’ e futbollistëve të Realit pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt

Real Madridi ka arritur në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos bën një ndeshje spektakolare ndaj Manchester Cityt dhe fituan me rikthim 3-1 për të kaluar në finalen e madhe ku e pret Liverpooli.

Braziliani Rodrygo shënoi dy gola, ndërsa Karim Benzema një tjetër për t’i dhënë fitoren e madhe Realit.

Pas triumfit ndaj Cityt, ka pasur një festë jashtëzakonisht të madhe në dhomat e zhveshjes së Los Blancos.

Futbollistët ishin të entuziazmuar me triumfin, derisa nuk kanë munguar vallëzimet dhe këngët nga të gjithë.

Vinicius Junior, Eduardo Camavinga, Rodrygo e Ferland Mendy ishin lojtarët që festonin më së shumti duke bërë edhe vallëzime atraktive.

Mbretërit tani në finalen e madhe do të takohen me Liverpoolin ku synojnë ta fitojnë trofeun e 14-të në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/