Telegrafi

Festa brenda zheshtore së Italisë i kishte të gjitha, aty edhe një legjendë e kombëtares

Italia e ka shijuar në maksimum triumfin në finale të Euro 2020, pasi e mposhti Anglinë përmes penalltive në Wembley.

Azzurët e morën trofeun e dytë në histori të tyre, derisa Tre Luanët nuk e kanë shijuar ende këtë ndjenjë.

Lexo po ashtu Momenti kur Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq, për të marrë vetëm të verdhin në ndërhyrjen anti-sportive ndaj Sakas

Italia e arriti që të dërgonte ndeshjen në vazhdime me golin e Leonardo Bonuccit, gjersa llogarinë për Anglinë e kishte hapur Luke Shaw qysh në minutën e dytë.

Në penallti, italianët u treguan më të saktë, duke shënuar tre herë, për dallim nga anglezët që shënuan dy.

Lexo po ashtu Bonucci thumbon anglezët pas finales së Euro 2020: E shijova atmosferën armiqësore në Wembley

Lojtarët e Italisë e shijuan në maksimum triumfin e arritur në Wembley, gjersa festuan edhe në zhveshtore.

Mes shumë lojtarëve, aty ishte edhe legjenda Daniele de Rossi (ndihmës i Mancinit), që iu bashkua lojtarëve të kombëtares së tij, e që u përshi në një festim mbi tavolinë. /Telegrafi/