Site icon Telegrafi

Fest’ 59: Jonida Vokshi tërheq vëmendje me dukjen glamuroze në natën finale

Sapo ka filluar nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Nën prezantimin e Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt, në këtë garë do jenë plot 18 artistë nga 25 pjesëmarrës.

Komisioni vlerësues në këtë festival ndërkohë është i përbërë nga artistët, Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa.

Foto: YouTube

Edhe për mbrëmjen e sotme, Vokshi ka rritur të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen elegante.

Ajo këtë herë zgjodhi një fustan të shkurtër të kuq, ndonëse është kuruar deri në detaje.

Lexo po ashtu Shpallen finalistët e Fest ‘59

“Sonte vijmë totalisht ndryshe në finale”, ka shkruar ajo.

Tashmë po ashtu kanë filluar të prezantohen 18 këngët në një mënyrë më ndryshe e tejet të veçantë, ndonëse do shohim në fund se kush do të përzgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. /Telegrafi/

Exit mobile version