Telegrafi

Feruguson: Rooney nuk do të jetë kapiten

“Wayne gjithmonë do të ketë përgjegjësi (të tjera). Është vështirë për një sulmues të jetë kapiten. Eric Cantona ishte sepse ai kishte aq shumë influencë në lojtarët e ri, ata e kishin idhull”, ka thënë Ferguson për The Sun.

“Por normalisht (për kapiten) shikoni kah një mesfushor ose mbrojtës. Wayne gjithmonë do të ketë përgjegjësi, ai ka një dëshirë natyrale për këtë dhe do të japë 100% nga vetja. Kur lojtarët të arrijnë moshën 25-vjeçare, ata luajnë me autoritet dhe sjellin qetësi në ndeshjen e tyre”, ka shtuar skocezi.