Site icon Telegrafi

Ferronikelit i intereson vetëm fitorja

Derisa Ferizaj i ka fituar dy ndeshjet e fundit me trajnerin e ri Arsim Abazi, Ferronikeli i ka fituar 7 pikë në tri ndeshjet e fundit, por megjithëkëtë vazhdon të mbetet në rrezik të madh, pasi gjendet në pozitën e parafundit të tabelës me vetëm tri pikë më shumë sesa Fushë Kosova, me të cilin ekip së fundmi luajti baras ekipi i Ramiz Krasniqit.

Andaj, skuadra nga Drenasi do ta japë atomin e fundit për ta shënuar një fitore të madhe ndaj ferizajasve, pasi u nevojitet shumë në luftën e madhe që po e bëjnë për të mbijetuar në Superligë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version