Site icon Telegrafi

Ferronikeli përmbush një tjetër kriter tjetër mjedisor

NewCo Ferronikeli ka përfunduar ndërtimin e basenit në përputhje me standardet relevante Europiane (EN) dhe ato Ndërkombëtare (ISO). Projekti për basenin fundërrues dhe ndarësin e vajit për ujërat atmosferike ka përfunduar me sukses dhe në kohën e paraparë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

“Me këtë janë plotësuar të gjitha kriteret siç janë të parapara të plotësohen nga Leja Mjedisore e Integruar, e lëshuar nga MMPH. Pra deri me tani janë përfunduar 17 kritere e deri ne fund janë gjithsej 18. Ndërsa edhe kriteri i fundit pritet të plotësohet sipas planit, ka shpjeguar Udhëheqësi i departamentit të Mjedisit në kompaninë NewCo Ferronikeli, Agron Veliu.

Ai po ashtu tregon se “Ky projekt është shumë i rëndësishëm për kompaninë dhe komunitetin, ngase mundëson pastrimin e tërësishëm të ujit si një ndër faktorët më të rëndësishëm të punës në NewCo Ferronikel”.

Baseni bën trajtimin e mbeturinave dhe vajrave të mundshëm që mund të vijnë bashkë me ujërat atmosferik, duke i larguar ato nga uji. Kështu, uji që del nga fundërruesi është komplet i pastër dhe me cilësi që kërkohet me ligjet mjedisore në Kosovë.

Kompania më e madhe eksportuese në vend, NewCo Ferronikeli që nga muaji Nëntor 2014 është pajisur me Leje Mjedisore të Integruar, leje kjo që lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/

Exit mobile version