Mesfushori gjakovar momentalisht është pa skuadër, pasi që nuk ka vazhduar me Deçanin dhe nuk është marrë vesh me Vëllaznimin. Në një prononcim për Arena, Gashi konfirmon interesimin e Ferronikelit, duke thënë që marrëveshja nuk është arritur ende.
“Ditëve të fundit kam biseduar me Feronikelin. Ata janë të interesuar për mua, por përgjigjen definitive nuk ua kam kthyer ende”, tha ai, transmeton Tribuna.
Të kujtojmë që Gashi në afatin kalimtar të janarit, kaloi nga Vëllaznimi te Deçani. Ai me këtë të fundit ishte shumë pranë inkuadrimit në Superligë, por humbi ‘betejën’ e barazhit ndaj Llamkos Kosovës, 2:1. Golin e vetëm për Deçanin në atë ndeshje e shënoi pikërisht Gashi. /Telegrafi/