Skuadra e Ramiz Krasniqit është treguar e aftë ta përmbys avantazhin e Lirisë nga pjesa e parë prej 1:0, për të fituar në fund me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjakovë, raporton Express.
Skuadra prizrenase, e cila është dorëzuar pothuajse tërësisht këtë sezon, ka kaluar në epërsi falë golit të Vigan Rexhajt.
Ndërkaq, skuadra nga Drenasi shënoi dy herë në pjesën e dytë. Fillimisht shifrat i barazoi Fatih Karahoda në minutën e 67-të, duke shënuar ndaj ish skuadrës së tij, kurse Flamur Shala e vulosi fatin e këtij takimi në minutën e 74-t, duke e shënuar golin e trepikëshit.
Pas kësaj fitoreje, skuadra gjelbër e bardh kaloi në pozitën e katërt në tabelë. /Telegrafi/