Site icon Telegrafi

Ferronikeli në finale

Skuadra nga Drenasi të mërkurën në ‘Bajram Aliu’ mundi Dritën me rezultat 1-0, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, ndërkaq, sfida e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur ditë më parë në Gjilan ishte mbyllur pa gola.

Padyshim se hero i fitores së skuadrës së Ramiz Krasniqit ishte Elhami Berisha, i cili shënoi golin e fitores në minutën e fundit, gol ky që çon Ferronikelin në finale.

Përballja mes Ferronikelit dhe Dritës ka dhënë lojë mjaft të mirë më raste nga të dy skuadrat, derisa nikoqirët pas një kundërsulmi të shpejtë përmes Berishës realizuan golin e fitores.

Ferronikeli në finale do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që luhet nesër mes Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version