Site icon Telegrafi

Ferronikeli mbijeton në Merdar

Në fakt, ishte Hysi që kishte më shumë veprime dhe raste, por mbrojtja e Ferronikelit me në krye portierin Kolshi u tregua e vëmendshme dhe nuk lejoj që rrejta e vet të prekët. Rastin e parë Hysi e pati në minutën 26’, kur Livoreka gjuan mjaft mirë, por portieri i Ferronikelit ishte në vendin e duhur dhe nuk u befasua. Më pas edhe Zhdrella në minutën 36’ ka mundur të shënojë, por qëllon vetëm shtyllën.

Edhe në pjesën e dytë Hysi kishte më shumë nga loja, por sulmuesit nuk ishin në nivelin e duhur. Edhe në këtë pjesë skuadra llapjane përmes Livorekës qëlloi shtyllën, por mungoi goli.

“Patëm shumë raste, qëlluam edhe shtyllën, por nuk arritëm të shënojmë. Mbrojtja e Ferronikelit ishte e ngjeshur dhe u mbrojt mjaft mirë”, tha kryetrajneri i Hysit Fadil Ademi, i cili shpreson se sulmi do të përmirësohet në ndeshjen e radhës kundër Prishtinës.

Në anën tjetër, kryetrajneri i Ferronikelit, Arbnor Morina ishte i kënaqur me një pikë, duke thënë se “kjo është pikë e rëndësishme për ne. Futbollistët u angazhuan maksimalisht dhe mendoj se e morrëm me meritë”, tha Morina. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version