Site icon Telegrafi

Ferronikeli ia ‘terron’ Prishtinës

Vendasit e nisën shumë më mirë pjesën e parë, për dallim nga kryeqytetasit që nuk ishin në formën e zakonshme. Që në minutën e 13-të, skuadra nga Drenasi pati një rast të volitshëm për të shënuar, mirëpo Elhami Berisha nuk ia doli ta mposhte Kushtrim Mushicën.

Megjithatë, nuk deshi shumë kohë për të ardhur goli i parë, pasi që Ferronikelit i bëri një dhuratë të mirë përforcimi i ri i Prishtinës, Armend Thaqi, i cili shënoi autogol pas goditjes së furishme të Fatih Karahodës. Vlen të përmendet se Liridon Latifi për pak sa nuk e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, pasi që e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, vendasit ishin më të mirë. Ata e dyfishuan e epërsinë që në minutën e 50-të, kësaj radhe Fatih Karahoda shënoi pa ndihmën e ndonjë mbrojtësi prishtinas.

Pas këtij goli, prishtinasit u munduan të bëjnë diçka duke krijuar disa raste shënimi, por nuk arritën ta konkretizojnë asnjërin. Me këtë humbje Prishtina mbetet në kuotën e tri pikëve, teksa u ka dhënë rast të mirë rivalëve, si Trepça ’89 e Hajvalia, që t’i shmangen me pikë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version