Site icon Telegrafi

Ferronikeli fillimisht në Turqi pastaj në Spanjë

Udhëtimin në Side të Turisë, megjithatë futbollistët e skuadrës nga Drenasi nuk do ta shfrytëzojnë për turizëm, por për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën pranverore të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Në rast se arrijnë të njëjtin sukses edhe në pranverë, pra e fitojnë titullin për edicionin 201516, futbollistët e Niklit i pret një shpërblim edhe më i madh – udhëtim në Spanjë.

Ekspedita e kampionit në fuqi, Ferronikelit, në bregdetin e Turqisë do të qëndrojë dhjetë ditë. Do të niset më 2 shkurt.

"Ka qenë premtim i kryesisë së klubit për futbollistët që nëse dalin kampion vjeshte, t’i shpërblejmë me udhëtim në Turqi për përgatitje. U kemi premtuar se nëse dalin kampion edhe në pranverë do t’i dërgojmë në Spanjë, ku edhe Skënderbeu i zhvillon që disa vjet përgatitjet. Premtimin do ta mbajmë, siç e kemi bërë kësaj here. E kemi rezervuar edhe hotelin në Side të Turqisë", ka thënë drejtori i Ferronikeli, Artan Berisha. 

Exit mobile version