Site icon Telegrafi

Ferronikeli ende pa përforcime

“Kemi pasur biseda me disa futbollistë, por tash për tash çdo gjë mbetet me të vjetrën. Dukagjin Gashi pranoi të vijë, por në fund vendosi të mbetet në Drenicë. Kryesia e ka edhe ofertën për Shpëtim Osmanin, i cili është i lirë dhe mund ta angazhojmë, ndërkohë që ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Qëndrim Sejdiun dhe Lulëzim Doashlakun”, tha Ramiz Krasniqi, kryetrajneri Ferronikelit.

Në fakt, Sejdiu e Doshlaku në vjeshtë ishin pjesë e hajmalisë, por për shkak të pakënaqësive dhe moskryerjes së obligimeve ndaj tyre, kanë bërë kërkesë dhe kanë shprehur dëshirë që të largohen nga Hajvalia. Ata thonë se nëse kjo ndodh në pranverë do t’i mbrojnë ngjyrat e Ferronikelit.

Përveç tyre, Krasniqi është i interesuar edhe për mbrojtësin Haklaj, gjithashtu të Hajvalisë, por edhe për një sulmues, i cili do ta ndihmonte shumë Fati Karahodën. Është fjala për qendërsulmuesin e Dukagjinit, Fitim Halitin, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre. Ajo çka i gëzon dashamirët e largohet nga klubi. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version