Telegrafi

Ferronikeli e Prishtina në pritje të parave nga UEFA

Zyrtarë të skuadrës nga Drenasi vazhdojnë të llogarisin në shpërblimin që ndan UEFA për kampionët dhe fituesit e kupave të vendeve anëtare. Në klubin Ferronikeli po shpresojnë që këtë shpërblim ta marrin në nëntor. Kështu u ka thënë Federata e Futbollit e Kosovës.

Ferronikeli e Prishtina kanë hartuar planin financiar për edicionin 2016/17, duke planifikuar edhe mjetet që u takojnë nga UEFA si shpërblim për titullin e kampionit, përkatësisht trofeun e Kupës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, këto mjete as njëra e as tjera nuk i kanë marrë ende. Pritet që t’i marrin nga fundi i vitit.
Klubet kosovare kanë përfituar nga fondi i veçantë i UEFA-s për kampionët dhe fituesit e kupave nëpër shtete, pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA në muajin maj.