Ferronikeli humbi si vendas nga Trepça ’89 me rezultat 0:4, derisa Drenica u mposht si mysafire e Hajvalisë, 4:1. Madje, as trajnerët e tyre nuk kishin pritur humbje kaq të thella. Megjithatë, Arbnor Morina thotë se kjo humbje e thellë nuk duhet t’i zinët aq për të madhe Feronikelit të tij.
“Plani ynë ka qenë për t’i kthyer në ekip gjithë futbollistët kyç që i kishte në edicionin e kaluar, por në fund janë kthyer vetëm gjysma prej tyre. Po ashtu, nuk kemi angazhuar lojtarë të profilit të dëshiruar, por kryesisht nëpërmjet provave. Madje, as përgatitjet nuk i kemi nis me kohë, por me vonesë, e bile disa lojtarë na u kanë bashkëngjit edhe më vonë. Këto janë diktuar nga kushtet”, tha Morina për Arenën.
“Konsideroj se humbja prej 4:0 nuk ka qenë rezultat real, sepse i ndihmuam kundërshtarit ta arrij këtë rezultat, me gabime tona, duke ia pasuar topin për të shënuar”, shtoi ai. Megjithatë, Morina tregoi se menjëherë pas asaj humbje, i ka përvjel mëngët, për ta këndellur ekipin e tij. /Tribuna/Telegrafi/