Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka treguar se skuadra e Napolit e ka pyetur për sulmuesin Luis Muriel, teksa ka treguar se ishin afër trajnerit Maurizio Sarri.
Dy skuadrat do të ndeshet sonte(shtunë) në mes vete me fillim nga ora 20:45, teksa Ferrero ka shfrytëzuar kohën të tregoj disa prapaskena që e lidhin me skuadrën e Napolit.
“Është e vërtetë, Napoli më pyeti mua për Murielin dhe ne folëm me Presidentin, De Laurentiis”, ka thënë Ferrero për Il Mattino.
“Fatkeqësisht është e pamundur të bësh biznes me Aurelion, sepse ai gjithmonë dëshiron te fitoj në fund të ditës”, përcjell Telegrafi.
Ferrerro gjithashtu tregoi edhe një prapaskenë, ku Sampdoria ishin në negociata të avancuara me trajnerin aktual te napolitanëve, Maurizio Sarri.
“Ishim shumë afër ta mbyllin me trajnerin, por në një moment ai na pyeti për transferimin e disa futbollistëve dhe ne nuk i garantuam”, përfundoi Presidenti i Sampdorias. /Telegrafi/