Kimi Raikkonen duket se do të qëndrojë te Ferrari edhe për dy vitet e ardhshme.
Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, pas ndarjes nga jeta të Sergio Marchionnes, skuderia italiane ka ndryshuar strategji.
Ferrari ka vendosur që t’ia rinovojë kontratën pilotit finlandez duke vënë në plan të parë vazhdimësinë e bashkëpunimit mes Sebastian Vettelit e Raikkonenit, transmeton TCH.
Vetëm përpara pak muajsh, në ambientet e skuderisë italiane flitej për ardhjen e mundshme të Charles Leclerc.
Ai pritej të angazhohej në vend të Kimi Raikkonenit, mirëpo kjo lëvizje duket se është shtyrë për më vonë.
Gjithnjë sipas mediave franceze, zyrtarizimi i rinovimit të kontratës mendohet se do të bëhet pas garës për Çmimin e Madh të Belgjikës (26 gusht).
Ndërkaq, nënshkrimi i kontratës thuhet se o të ndodhë saktësisht më 2 shtator.