Site icon Telegrafi

Ferrari teston pajisjen mbrojtëse “Halo”

Skuderia e Ferrarit ka testuar pajisjen “Halo” që është për të mbrojtur kokat e garuesve në serinë Formula 1 dhe do të prezantohet nga stinori i ardhshëm.

Dizajni është një prototip i bazuar në marrëveshjen e arritur me të gjitha ekipet e F1 dhe me trupin qeverisës të kësaj serie të garave, pas disa viteve hulumtime, raporton BBC.

Mirëpo, ky nuk është një dizajn definitiv që do të përdoret vitin e ardhshëm, pasi do të ketë nevojë për testime tjera dhe pritet të ndryshojë, përcjell sot Koha Ditore.

Dizajni është duke u prezantuar për të mbrojtur garuesit nga mbeturinat që fluturojnë, pas një serie të lëndimeve dhe vrasjeve nëpër motosporte në vitet e fundit.

Exit mobile version