Testet dimërore duket se dhanë shenja pozitive për Ferrarin në prag të sezonit, të ri, por të panjohurat janë ende të mëdha.
Pas një viti (2016) për t’u harruar, presidenti Sergio Marchionne është i bindur se viti i ri ka nisur në një tjetër rrugë për Ferrarin.
“Viti 2017 është i mbushur me shumë të panjohura, për shkak të ndryshimeve në rregullore dhe në menaxhim, ndaj dua të evitoj parashikimet. Ajo që mund të them është se ne do të luftojmë, sepse kemi unitetin, impenjimin dhe pasionin për t’u rikthyer në krye”, ka deklaruar presidenti i Ferrarit, transmeton TCH.
“Me drejtorin e ri teknik Mattia Binotto dhe shefin Maurizio Arrivabene, si edhe dy pilotët e talentuar Kimi Raikkonen e Sebastian Vettel, kemi njerëzit e duhur në vendin e duhur për të bërë më mirë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Marchionne ka konfirmuar se do të jetë në drejtimin e skuadrës deri në vitin 2021.