Skuderia Ferrari po punon për makinën e re me të cilën do të konkurrojë në botërorin e ardhshëm të Formulës 1.
Njëvendëshja do të prezantohet më 22 shkurt, në faqen ueb të kompanisë, ndërsa makina nuk do të zbresë në pistën e Fioranos në të njëjtën ditë.
Prezantimi i kokëkuqes në pistë pritet të bëhet të dielën pasardhëse, në Barcelonë, si pjesë e marrëveshjes me sponsorët.
Lajmi është bërë i ditur nga Sergio Marchionne, gjatë darkës së Krishtlindjeve me shtypin e specializuar për sportin e shpejtësisë.
“Në 6 muajt e fundit kemi bërë disa hapa të rëndësishëm përpara”.
“Tani jemi gati për të fituar titullin, pasi boll më jemi kënaqur me vendin e dytë”, u shpreh Marchionne.