Kimi Raikkonen do të jetë pilot i Ferrarit edhe në vitin 2018.
Skuderia italiane njoftoi të martën me anë të një komunikate të shkurtër të postuar në faqen zyrtare në internet zgjatjen e kontratës me finlandezin edhe për një tjetër vit.
Kimi Raikkonen është piloti i fundit që ka fituar një Botëror me Ferrarin, në vitin 2007.
Në kampionatin aktual, finlandezi është ngjitur 4 herë në podium (dy herë vendi i dytë dhe dy herë vendi i tretë). /TCh/