Quhet FXXK dhe do të prodhohet vetëm në 40 ekzemplarë.
Makina e re e Ferrarit, pasardhësja e La Ferrari, do të jetë rivalja e fortë e Bugatti Veyron, sepse do të ketë 1036 kuaj fuqi.
Pra, më shumë se makina më e shpejtë e botës deri tani.
Ajo do të ketë një motor me 12 pistona dhe shpejtësi maksimale rreth 400 km/orë. FXXK është prenotuar tashmë nga 40 blerësit me fat, megjithëse çmimi i saj nuk është i lirë: ajo kushton 2.5 milionë euro.