Zyrtarët policorë në Itali, kanë vendosur që Ferrarin 458 Spyder – të konfiskuar nga një grup kriminal – ta kthejnë në makinë që shfrytëzohet për dobi të shoqërisë.
Super-makina me shenjat dalluese të Policisë, dërgohet në aktivitete të ndryshme, për t’ju treguar fëmijëve se paratë e fituara në mënyrë ilegale nuk u përkasin atyre, transmeton Telegrafi.
“Veturat me para të vjedhura, apo të fituara paligjshëm, do t’ju merren. Pronari i këtij Ferrari është në burg dhe nuk po e shijon”, u është thënë fëmijëve gjatë prezantimit.
Në anën tjetër, janë edhe 29 Ferrari tjerë të konfiskuara që pritet të transformohen dhe të përdoren për qëllime të ngjashme.
“Me shumë dëshirë do të doja të më arrestonin, vetëm që të provojë se si duket lëvizja me këtë veturë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/