Site icon Telegrafi

Ferrari me këmbë në tokë: Montreali leksion për titullin

Për herë të parë këtë sezon makina Ferrari nuk u ngjit në podium në garën e zhvilluar 6 ditë më parë në Kanada, në pistën e Montreal.

Ajo garë u ndërlikua në start për makinat ”kokëkuqe”, ku gabuan dhe më pas Vettel pati një kontakt me Verstappen, që e detyroi të humbasë shumë kohë.

Rezultati i arritur në Montreal është kthyer në një leksion të vlefshëm për makinën italiane, që po dominonte Botërorin e Formula 1 deri në ato momente.

Ai që ka folur sot dhe ka kërkuar përqendrim maksimal në çdo garë është presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne, që ka konfirmuar edhe një herë synimet që ka “kokëkuqja” këtë seozn.

“E rëndësishme është ta mbyllim këtë sezon të parët, duke fituar sa më shumë. Skuadra është e mirë edhe pse gara e fundit na zhgënjeu disi. Unë mendoj se rezultatet në Formula 1 ndikojnë shumë edhe te marka Ferrari, ndaj duhet fitore gjithnjë”, u shpreh Marchionne. /telesport/

Exit mobile version