Bazuar në pamjet që janë parë në një rrugë të Kinës, mund të thuhet se nga ky Ferrari nuk ka dalë dikush i gjallë.
Por, shoferi që po ngiste i vetëm modelin 488 Spider, ka shpëtuar pa asnjë lëndim, ndërsa vetura është dëmtuar tërësisht, transmeton Telegrafi.
Siguria e lartë që ofron kjo makinë, ka bërë që ai të shpëtojë nga përplasja që pati me objektin nga betoni.
Duket se së fundmi ka rënë një mallkim mbi pronarët e makinave Ferrari, pasi shoferi që po voziste një F480 Scuderia ka humbur kontrollin në rrugë të lagët. /Telegrafi/