Site icon Telegrafi

Ferrari 250 GTO shitet për 38.1 milionë dollarë

Edhe pse ekspertët parashikuan se Ferrari 250 GTO do të mund të shitej për 75 milionë dollarë në një ankand në Kaliforni, megjithatë ai u shit për një shumë më të vogël.

Nga shtëpia e ankandit kanë bërë të ditur se automjeti u shit për 38.1 milionë dollarë duke përfshirë edhe provizionin e shtëpisë së ankandit.

Rekordin e deritanishëm të një veture më të shtrenjtë të shitur në ankand e mbante Mercedes-Benz W196 ‘Silver Arrow’, të cilin e kishte vozitur Juan Manuel Fangio.

Ai automjet u shit për afro 30 milionë dollarë.

Nga kjo mund të konkludohet se shitja e Ferrarit nuk ka shkuar aq keq, pasi ka thyer rekord, përkundër se nuk ka arritur pritshmëritë. /Telegrafi/

Exit mobile version