Site icon Telegrafi

Ferrari 250 GT SWB California Spider shitet për 18 milionë dollarë

Një Ferrari 250 GT SWB California Spider i prodhuar në vitin 1962, është shitur në ankand për më shumë se 18 milionë dollarë.

Çdo modeli i Ferrarit nga vitet e 60-ta me numrin “250” është i veçantë, e kjo vlen edhe për SËB Calfironia Spider, transmeton Telegrafi.

Është prodhuar me fokus për tregun amerikan, kurse në fillim kishte madhësinë e njëjtë me atë të 250 GT Tour de France Berlineta dhe Series I Cabriolety, e më pas Ferrari kaloi në shasinë më të shkurtër.

Në total janë prodhuar 106 njësi të modelit Ferrari 250 GT California Spider, ku 50 prej tyre me shasi më të gjatë dhe 56 me më të shkurtër.

Njësia në fotografitë e publikuara më poshtë me numrin 3099 GT është një nga 37 njësitë me shasi më të mesme. Gjithashtu i vetmi i vetmi i lyes me ngjyrën unike Azzurro Metallizazato me numër MM 16240 që e zbukuronte karrocerinë e modelet GT të prodhuar nga 1960 deri më 1962.

Pasi u prodhua, vetura është transportuar në SHA dhe u ekspozuar në panairin ndërkombëtar të veturave në New York në prill të vitit 1962. Pas transportimin në Bregun Perëndimor, i kaloi disa vite në Hollywood.

E pronari i ri për këtë vetura i ka ndarë nga buxheti i tij hiq më pak se 18.045.000 dollarë, që do të thotë dhe shtëpia e ankandeve Betz dhe Peters e kanë shikuar 1 mijë herë më shtrenjtë sesa ishte shitur në fillim kur ishte prodhuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version