Site icon Telegrafi

Ferrarese, shkuarjen nga Kosova e feston me muzikë klasike

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese ka organizuar një koncert në Prishtinë për nder të shkuarjes së tij nga misioni që kishte deri më tani.

Në koncertin e organizuar në njërën nga hotelet prestigjioze të Prishtinës ka kënduar sopranja Claudia Toti Lambobardozi.

Me këtë rast ambasadori italian në shkuarje ka përshëndetur të pranishmit që u argëtuan me muzikë italiane.

“Ky është edhe një koncert përshëndetës dhe lamtumirës. Do të jem i shkurtër dhe i qartë sepse fjalimin tim e kam bërë gjatë ceremonisë së ditës së Republikës së Italisë me 2 qershor. Sonte do të jetë koncert i muzikës italiane. Është një këngëtare shumë e njohur në Itali, ka mbajtur koncerte në gjithë botë, gjithashtu është mbesë e Lambardozit që është një hero italian, sepse pa njërën këmbë ia ka arrit që me biçikletë ta shëtis botën, të bëjë 18 mijë kilometra gjatë gjithë botës”, tha Ferrarese.

Sopranja Claudia Toti Lambobardozi, në koncertin lamtumirës pwr nder tw shkuarjes sw ambasadorit italian, ka luajtur pjesë, të cilat i kishe luajtur shumë vite më parë gjyshi dhe gjyshja e saj.

Ajo është shprehur e lumtur që ishte në këtë koncert, ku veç tjerash tha se do të mundohet që me muzikën e saj të depërtojw tek të pranishmit.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua, jam shumë e lumtur që jam sonte këtu…unë sonte do të transmetoj muzikën time dhe do të mundohem të depërtoj deri tek ju. Kështu që jam shumw e lumtur, dhe gjithashtu juve tjerëve do iu them ‘Tungjatjeta’, ndërsa ambasadorit ‘Mirupafshim’. Sot do të luaj dy pjesë, të cilat i kanë luajtur gjyshi dhe gjyshja ime kur kanë qenë të rinj shumë vite më parë. Si të rinj ata shkonin nëpër sht ëpitë e ndryshme dhe luanin së bashku muzikë. Unë do të doja që kjo traditë të mund të përsëritje sërish dhe jo të përdorej gjërat e këqija që fatkeqësisht të rinjtë e sotit i përdorin,. Prandaj, kjo është mënyra ime që muzikën time ta transmetoj sepse muzika është shumë e rëndësishme për jetën e të gjithëve”, tha Lambobardozi

Ndryshe, në këtë koncert morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Greg Delawie, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe figura tjera publike, si dhe përfaqësues të mediave e të shoqërisë civile. /Telegrafi/

Exit mobile version