Telegrafi

Ferrara: Milani është në formë më të mirë

Nesër do të zhvillohet derbi i madh në mes të Juventusit dhe Milanit, dhe Zonja e Vjetër me një fitore të mundshme do të mund të arrinte te pozita e dytë në tabelën e Serie A.

“Kjo është një ndeshje në të cilën duhet t’i eliminojmë kualitetet teknike të Milanit. Nuk do të flisja për këtë ndeshje si për një finale. Ky do të jetë një takim në mes dy ekipeve të mëdha dhe do të ishte mirë për secilin të jetë pjesë e tij”.

“Ne jemi në pozitat e sipërme të tabelës, por kjo është falë fillimit të mirë të sezonit, tash Milani është në formë më të mirë”, ka thënë Ferrara.

Në prag të derbit italian të dyja ekipet përballen me mungesa për shkak të lëndimeve. Derisa Leonardo nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Pato, Seedorf dhe Zambrota, në përbërjen e Juventusit mungojnë Trezeguet, Giovinco, Buffon, Camoranessi, Iaquinta, Sissoko si dhe i suspenduari Caceress./Telegrafi/