Telegrafi

Ferrara: Juve duhet të punojë më shumë

Ferrara shpreson se ekipi i tij, veçanërisht në fazën e sulmit, mund të përmirësohet në disa javët e ardhshme, pasi synon të punojë shumë në këtë aspekt.

“Sa i takon posedimit të topit, sulmuesit ishin shumë afër njëri-tjetrit. Sonte ishte e rëndësishme të rikuperohet Diego. Mendoj se Juventsi, së bashku me Interin dhe Milanin, pa harruar edhe Romën, është një prej ekipeve që synojnë titullin në ligë”, thotë trajneri i biankonerëve

“Gjithmonë kemi luftuar fuqishëm me Milanin, por me besnikëri. Nuk besoj në fat të keq, dua ta fitoj këtë trofe (Serie A)”, ka shtuar Ciro Ferrara

Ferrara po ashtu i është referuar faktit se tradicionalisht ka parë se kur ekipi ka humbur në Berlusconi Trophy, po thuajse gjithmonë ia ka dalë mirë në Serie A, atë sezon.