Telegrafi

Ferrara i kënaqur me transferimet e Juves

Gjatë këtij afati kalimtar, Juventusi ka sjellë në Torino lojtarë të tillë, si Fabio Cannavaro, Fabio Grosso, Martin Caceres, Felipe Melo dhe Diego.

“Ishte një fushatë e shkëlqyer e transferëve. Të gjithë lojtarët që i kam kërkuar kanë ardhur dhe tani gjendem në një skuadër shumë konkurruese”.

“Jam shumë krenar dhe i kënaqur, sepse nuk ndodh shpesh që një trajner fillestar si unë të ketë në dispozicion një ekip të këtillë”, ka thënë Ferrara për “Tuttosport”.