Telegrafi

Ferrara i kënaqur me qëndrimin e Trezeguet në Juve

“Pavarësisht humbjes tonë të fundit, kompensimi është në rikthimin në aksion të Trezeguet. David e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është për ekipin dhe për momentin e konsideroj atë si një element kyç”, ka thënë Ferrara.

“I kam shpjeguar që në ditën e parë të para-sezonit, se nuk kisha synime ta lejoj atë të largohet nga ekipi”, ka shtuar italiani.