Telegrafi

Ferrara: Duhet të kemi kujdes nga Cruz

Sonte në Olimpico të Romës përballen Lazio dhe Juventusi, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A.

“Do të përballemi me një ekip që ka numër të njëjtë pikësh me ne, që luan mirë dhe tashmë ka fituar ndeshje të mëdha, mbi të gjitha e ka fituar Superkupën”.

“E di se kanë disa probleme në zgjedhje dhe se Rocchi dhe Zarate janë në dyshim. Por Cruz do të jetë aty, ai shpesh e ka lënduar Juventusin, madje ka shënuar edhe kundër meje”, tha Ferrara për “Itasportpress”.