Telegrafi

Ferrara cakton listën e lojtarëve

Zonja e Vjetër ka vetëm dy pikë në Grupin A, pasi ka arritur të nxjerrë dy barazime në dy ndeshjet e para, kundër Bordeaux dhe Bayern Munich, kështu që fitorja kundër skuadrës izraelite është e domosdoshme.

Kapiteni Alessandro Del Piero mbetet jashtë fushe si pasojë e lëndimit, së bashku me mesfushorët Claudio Marchisio dhe Tiago.

Pritet që trajneri i Juves të caktojë formacionin 4-2-3-1, me ç’rast Diego do ta mbështesë vetëm një sulmues, qoftë Vincenzo Iaquinta ose Amauri.

Lista e plotë me lojtarët e Juves në dispozicion të Ferraras:

Portierë: Buffon, Chimenti, Manninger

Mbrojtës: Caceres, Chiellini, Cannavaro, Grosso, Zebina, Molinaro, Grygera, Ariaudo, De Ceglie, Legrottaglie

Mesfushorë: Felipe Melo, Camoranesi, Poulsen, Sissoko, Diego

Sulmues: Iaquinta, Amauri, Trezeguet, Giovinco

/Telegrafi/