Telegrafi

Ferrara: Agnelli nuk do të më shkarkonte

“Nëse do të ishin atëherë në krye Beppe Marotta dhe Andrea Agnelli, ndoshta gjërat do të shkonin ndryshe. Nga ana tjetër, nëse do ishin ata, ndoshta kurrë nuk do kisha qenë trajner i Juventusit”.

“Unë nuk kam për të thënë asgjë të keqe për klubin që më mbajti me vite të tëra, së pari si lojtar, më pas në krye të akademisë dhe përfundimisht si trajner. Ishte një përvojë e mrekullueshme që përfundoi keq”.

“Megjithatë, nuk duhet t’i gjykojmë vetëm gjashtë muajt e fundit. Për 16 vite sa isha te Juventusi kam pasur role të ndryshme”, deklaroi Ferrara për Rai Radio 1. /Telegrafi/