Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Plzen me rezultat 4-2 në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Katalanasit më herët kishin kaluar në Ligën e Evropës, ndërsa çekët eliminohen nga garat evropiane.
Ferran Torres ka shënuar dy gola në këtë fitore, ndërs nga një shtuan Marcos Alonso dhe Pablo Torre. Për vendasit të dy golat i shënoi Tomas Chory.
Torres ishte lojtari më i mirë i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.8.
Full Time! #ViktoriaBarça pic.twitter.com/8c2n6SBO5L
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 1, 2022
Pas tij vlerësim të mirë kishin edhe Raphinha (8.3) dhe Marcos Alonso (8.2).
Më i dobëti në fushë ishte portieri vendas Jindrich Stanek me notën 5.8.
Notat e lojtarëve të Plzenit dhe Barcelonës
/Telegrafi/