Anësori i Valencias, Ferran Torres, dëshiron ta kompletojë transferimin e tij te Manchester City – raporton BBC Sport.
Klubi spanjoll i ka caktuar çmim 20-vjeçarit që në fakt është klauzola për prishjen e kontratës së tij, e cila ka vlerën prej 43 milionë eurosh.
Trajneri i Citizens, Pep Guardiola, e sheh Torresin si zëvendësues ideal të Leroy Sane, i cili iu bashkua Bayern Munichut në fillim të këtij muaji.
Spanjolli do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Mestalla, mirëpo ka një klauzolë për prishjen e kontratës.
Duke qenë se mund të luajë në të dy krahët, ka bërë që të shndërrohet në prioritet për trajnerin e Cityt, i cili dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar veror.
Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e tij, mirëpo klubi anglez mbetet favorit. /Telegrafi/