Spekulimet e shumta rreth stolit të Ferronikelit nuk kanë rezultuar me asnjë të emëruar në këtë pozitë.
Skuadra nga Drenasi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, të cilat po udhëhiqen nga Ramiz Dervishi.
Lojtarët përkundër faktit se nuk kanë trajner janë shfaqur mjaft të angazhuar dhe të përkushtuar për fanellën e klubit.
Spekulimet për stolin e Ferronikelit ka kohë që kanë filluar, së pari me disa emra nga Superliga Shqiptare që janë lidhur me këtë post, e më pas edhe bisedimet me Bylbyl Sokolin të cilat u konfirmuan, por pa rezultat.
Feronikeli në edicionin e ri do t’i kërkojë garat evropiane, pas dështimit për ta bërë këtë edicionin e kaluar. /Telegrafi/