Site icon Telegrafi

Feronikeli u përballë me shqiptarët e Sionit, pëson humbje, por u paraqit mirë

Feronikeli sot është ndeshur me gjigantin zviceran, FC Sion, ku ekipi zviceran fitoi 2-0.

Drenicasit luajtën me formacionin e dytë në pjesëlojën e dytë, çka ndikoi edhe në rezultat.

Kjo pasi të dy golat u realizuan në fund të takimit.

Pjesa e parë që zgjati 60 minuta, kur edhe ka luajtur formacioni i parë i Feronikelit, është përmbyllur me baras, 0-0.

Ndërkaq në pjesën e dytë, formacioni i dytë i Feronikelit ka pësuar dy gola që u shënuan nga Morgado në minutat 90’ dhe 93’.

Te Sion luajtën edhe shqiptarët: Pajtim Kasami, Emir Lenjani dhe Burim Kukeli. /Telegrafi/


Formacioni i Feronikelit: Smakiqi, P. Islami, A. Prekazi, L. Lladrovci, Y. Hoxha, A. Dabiqaj, B. Ahmeti, M. Hoti, A. Magani, K. Rexha. Luajtën edhe: J. Troshupa, A. Thaçi, D. Lladrovci, L. Doshlaku, M. Millaku, A. Gavazaj, A. Morina, B. Kone, J. Da Silva (L. Shala), M. Zeka, D. Hajdari.

Formacioni i FC Sion: F. Kevin, N. Andre, B. Jan, Z. Christian,  Pajtim Kasami, A. Tavares, A. Song, T. Bastien, A. Ayoub, Ermir Lenjani. Luajtën edhe Anthony (B. Noah) , E. Herve, M. Bruno, K. Arian, K. Xavier, G. Anto, Burim Kukeli, M. Freddy, B. Noah, D. Moussa, F. Yassin (A. Martin).


 

Exit mobile version